Pesë të vdekur nga sulmi në bazën ushtarake në Kabul

PUBLIKUAR

Të paktën pesë ushtarë kanë mbetur të vdekur pasi militantët kanë sulmuar një bazë ushtarake pranë një Akademie Ushtarake në kryeqytetin afgan, Kabul.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC-së se 10 ushtarë të tjerë afganë u plagosën.

Sipas tij, në këtë sulm ishin të përfshirë pesë militantë ku katër prej tyre u vranë gjatë sulmit dhe një u arrestua.

Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin, tramsmeton Klan Kosova.

Ky sulm vjen disa ditë pas bombardimit më vdekjeprurës që goditi Kabulin kur një ambulancë e mbushur me eksploziv la të vdekur të paktën 100 veta.

Shteti Islamik dhe talebanët kanë rritur sulmet e tyre ndaj objektivave të tyre gjatë ditëve të fundit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...