Pesë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Kenia

PUBLIKUAR

Policia e Kenias ka njoftuar se katër amerikanë dhe një pilot kenian kanë vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Shërbimi Kombëtar i Policisë njoftoi përmes llogarisë zyrtare në rrjetet sociale se helikopteri është rrëzuar të dielën në mbrëmje në parkun kombëtar, afër kufirit verior me Etiopinë. Ende nuk dihet shkaktari i rrëzimit të aeroplanit.

Edhe zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar vdekjen e qytetarëve të tyre, duke publikuar emrat e tri prej viktimave: Anders Jesiah Burke, Brandon Howe Stapper dhe Kyle John Forti.

Shërbimi policor ka njoftuar se afër këtij helikopteri ka qenë edhe një helikopter tjetër, por që është larguar nga ishulli në mënyrë të sigurt. Mediet keniane kanë raportuar se personat e vdekur ishin turistë që kishin ardhur për ta vizituar një kamp dhe ishin duke u larguar kur ndodhi rrëzimi i helikopterit.

Parku Kombëtar i Ishullit Qendror ndodhet në një ishull të liqenit Turkana. Në këtë ishull janë tri vullkane aktive dhe në të jetojnë më së shumti krokodilë të Nilit, shkruan “The New York Time”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...