Pesë të arrestuar në Sarandë, morën me dhunë një vajzë

PUBLIKUAR

foto

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë të akuzuar për rrëmbim personi. Efektivët e policisë së Sarandës kanë vënë në pranga Ermal Takën 26 vjeç nga Shijaku, Përparim Breçani 26 vjeç nga Durrësi, Arlind Maroshin 21 vjeç nga Durrësi, Amaril Maroshi 19 vjeç nga Durrësi dhe Ramiz Cenaj 19 vjeç nga Manza.

Pesë të sipërpërmendurit në bashkëpunim duke ushtruar dhunë fizike dhe me armë të ftohta i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 18 vjeçares M. I., nga Tirana e shpallur në kërkim si e larguar nga banesa, të cilën e kanë marrë me forcë në një lokal në Sarandë ku punonte si kameriere.

Në banesën e të ndaluarve u gjetën maska, armë të ftohta, të cilat dyshohet se kanë shërbyer për rrëmbimin e 18 vjeçares.

Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të 20 vjetarit Endri Kabili, lindur dhe banues në Shijak. Kabili dyshohet se ka tentuar të shtyjë për të ushtruar prostitucion 18 vjeçaren M. I. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurisë për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shtytjes për të ushtruar prostitucion”./a.y/noa.al/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...