Pesë shenjat e hershme të kancerit në mushkëri që duhet t’i dini

PUBLIKUAR

Koll i vazhdueshëm

Edhe përse kolli është ndër simptomat më të shpeshta të ftohtit dhe gripit, gjithashtu është edhe simptomë e kancerit në mushkëri, e veçanërisht nëse është i vazhdueshëm dhe nuk ndalon apo përmirësohet brenda dy jave, transmeton Telegrafi.

Vështirësi në frymëmarrje

Vështirësitë në frymëmarrje tregojnë se mund të keni kancer në mushkëri sepse kanceri e zvogëlon rrjedhën e ajrit, apo shkakton akumulimin e fluideve rreth mushkërive.

Dhimbje në gjoks

Dhimbja në gjoks zakonisht shoqërohet nga kolli dhe dhimbja në shpinë.

Përveç kancerit në mushkëri, dhimbja në gjoks mund të paralajmëroj edhe për sëmundje tjera.

Humbje e pashpjegueshme e peshës

Humbja e madhe e peshës në një periudhë të shkurtër është simptomë serioze e ndonjë sëmundje, veçanërisht nëse shoqërohet nga ligështia dhe lodhja.

Sidoqoftë, humbja e pesë kilogramëve pa pasur ndonjë ndryshim në dietën tuaj është shenjë e hershme e kancerit.

Kjo ndodh si rezultat i ndryshimeve metabolike që shkaktohen nga nevojat e qelizave kanceroze, e të cilat kërkojnë shumë energji.

Dhimbje në eshtra

Kur kanceri përhapet në eshtra, personi fillon të përjetoj dhimbje në eshtra, veçanërisht në boshtin kurrizor, në eshtrat e mëdhenj të kofshëve, brinjë dhe shpatulla.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...