Pesë republikanë amerikanë izolohen shkaku i koronavirusit

PUBLIKUAR

Pesë figura të larta të Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara e kanë vendosur veten në karantinë pasi kishin kontakte me një persona që tashmë është konfirmuar si i infektuar me virusin Covid-19.

Anëtarët e Kongresit, përfshirë senatorin e Teksasit, Ted Cruz, u vetizoluan pasi i shtrënguan duart me një person të infektuar gjatë një konference.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili gjithashtu kishte marrë pjesë në këtë konferencë muajin e kaluar, ka këmbëngulur se është mirë me shëndet dhe se nuk e ka bërë asnjë test.

Edhe një politikane e Partisë Demokratike e vendosi veten në karantinë pas takimit me një person të infektuar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar më shumë se 700 raste të infektimeve dhe 26 njerëz kanë vdekur.

Përmes një njoftimi, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se numri i rasteve pritet të rritet. “Do të ketë më shumë raste, por sot kërkojmë nga amerikanët që t’i zbatojnë praktikat e përgjithshme të mbrojtjes”, tha nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...