Edhe pse çdo rritje stomaku zakonisht e lidhim me peshën e tepërt, kjo nuk është e thënë patjetër të jetë rregull.
Disa lloje “rrudhash” në stomak shfaqen për shkak të stresit të tepruar, ëmbëlsirave të tepërta apo qëndrimit të gjatë ulur, transmeton Telegrafi.
“DREKAT DASHURORE”

Karakteristikat:
Jastëkë të vegjël nga të dyja anët e stomakut.
Shkaktarët:
Qëndrimi ulur, ëmbëlsirat, alkooli.
Si t’i eliminojmë?
Pini më pak alkool. Disa gota vere gjatë javës në afat të gjatë do të rezultojnë me bel më të madh. Ndryshoni ushqimin. Shmangni produktet e dietave dhe ushqimin me pak yndyrë, hani vezë, mish, perime, arra dhe lajthi, peshk të pasur me yndyra dhe avokado. Së paku bëni ushtrime të shkurtra, shëtisni, përdorni shkallët.
STOMAKU NGA STRESI

Karakteristikat:
Fryrja, stomak i fort në zonën e kërthizës.
Shkaktarët:
Stresi kronik, kapërcimi i racioneve, shumë kafe, ushqim i pashëndetshëm (pjekurina, ushqime të fërguara, pije të gazuara…).
Si t’i eliminoni?
Shkoni më herët në krevat. Nën stres jeni dhe flini shumë pak dhe keq, prandaj kjo pengon prodhimin e leptinës, hormon i cili rregullon apetitin dhe metabolizmin. Qetësohuni para se të shkoni në gjumë. Ushtrimet e frymëmarrjes, dushi i gjatë apo meditimet do të ndihmojnë mjaft që të qetësoheni. Mos e teproni me ushtrimet. Ushtroni jogën, bëni shëtitje të gjata apo shkoni në palestër. Përfshijeni magnezin në ushqim.
STOMAKU I POSHTËM



