Espreso do t’ju japë energji të tillë e cila do t’ju nevojitet që ta përballoni më lehtë ditën, mirëpo ajo ju sjell edhe një sërë përparësish, të cilat nuk i keni ditur deri tani.
Ja lista e gjërave të shkëlqyeshme të kafes espreso për shëndetin tuaj:
1. Përmirëson kujtesën në afat të gjatë
Ju nevojitet doza e përshtatshme e kafeinës për të përmirësuar memorien tuaj në afat të gjatë. Doza e tillë është dy kafe në ditë, kjo shkencërisht është vërtetuar, transmeton Telegrafi.
2. Rrit përqendrimin
Kafeina zvogëlon simptomat e lodhjes, por njëkohësisht përmirëson kujdesin dhe vigjilencën. Efekt të këtillë kafeina ka për shkak të reaksioneve neuro-kimike. Espreso mban përqendrim më të madh të dopaminës, posaçërisht në qendrat e trurit që kanë të bëjnë me kujdesin. Natyrisht, nuk bën të teprohet, sepse atëherë do të ketë efekt të kundërt.



