Pesë arsye pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh

PUBLIKUAR

Shija e mirë e ananasit e bën këtë pemë të popullarizuar në të gjithë botën, por ka edhe arsye tjera se përse duhet ta konsumoni më shpesh.

Ananasit  janë shumë të shëndetshme dhe ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa prej arsyeve se përse duhet të filloni të hani sa më shpesh ananas.

Është antipezmatues

Ananasit përmbajnë një enzimë të quajtur bromelain, e cila me plot efikasitet e redukton inflamacionin.

E rregullon shtypjen e gjakut

Ananasit përmbajnë sasi të larta të kaliumit, i cili vepron si zgjerues i venave dhe e redukton stresin dhe tensionin në enë të gjakut, e parandalon mpiksjen e gjakut dhe e stimulon qarkullimin e gjakut.

Ananasit e forcojnë sistemin e imunitetit

Një sasi e vogël e ananasit ju furnizon me 130% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila e stimulon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut për ta forcuar sistemin e imunitetit dhe për t’ju mbrojtur nga sëmundjet.

I forcojnë eshtrat

Për shkak të përmbajtjes së lartë të magnezit, anasit janë tejet të mirë për forcimin e eshtrave.

E redukton dhimbjen e artritit

Prapë për shkak të përmbajtjes së bromelainit, ananasit njihen për lehtësim të dhimbjes së muskujve dhe për zvogëlim të inflamacionit në nyej, duke përfshirë inflamacionin e shkaktuar nga artriti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...