Përurohet projekti “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ambasadori i Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, Per Strand Sjaastad sot kanë përuruar projektin “Sistemi i unifikuar i adresave”, projekt me anë të të cilit janë vendosur numërat për rreth 15 mij hyrje në Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se është mirënjohës dhe falenderues ndaj Qeverisë Norvegjeze dhe Autoritetit Hartografik Norvegjez për donacionin e ofruar në instalimin dhe finalizimin e sistemit të adresave në Komunën e Lipjanit.
“Për ne është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm që është përfunduar me sukses. Konisderoj se tanimë është kompletuar sistemi i adresave për të gjithë qytetarët e Lipjanit, sistem ky që sigurisht do të mirëmbahet dhe do të azhurnohet” – tha kryetari Ahmeti.
Nga ana tjetër ambasadori Norvegjez, Per Strand Sjaastad u shpreh i lumtur që sot vizitoi Lipjanin dhe tha se është shumë i kënaqur që një projekt i till kaq i nevojshëm është implementuar me sukses në këtë komunë.
Në shenjë falenderimi për kontributin e tyre, Kryetari Ahmeti ndau mirënjohje për ambasadorin Per Strand Sjaastad dhe për Drejtorin e Autoritetit Hartografik Norvegjez, Helge Onsrud, ndërsa në shenjë respekti për bashkëpunim të mirë, Drejtori Helge i dhuroi Kryetarit Ahmeti kutinë postare.
Projekti është pjesë e Sistemit të Adresave dhe është bashkëfinancuar nga Autoriteti Hartografik Norvegjez, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...