Përurohet përfundimi i renovimit të objektit të QMF-së në Gadime

PUBLIKUAR

Sot në fshatin Gadime u përurua përfundimi i renovimit të QMF-së, projektit i realizuar nga Komuna e Lipjanit dhe (AQH) Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti ka falënderuar z. Laurent Torche – Zëvendës drejtor SDC, Sekretar i parë i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë si dhe z. Nicu Fota udhëheqës i Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) për mbështetjen e vazhdueshme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësorë dhe infrastrukturës në institucionet shëndetësore në Komunën e Lipjanit, njofton Komuna e Lipjanit.

Ai më tutje ka njoftuar të pranishmit për angazhimet e përbashkëta me AQH në programet që kanë për qëllim preventiven dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike jo ngjitëse, kujdesin ndaj pacienteve në moshë të shtyer, shërbimet cilësore si dhe implementimin e plotë të konceptit të mjekësisë familjare.

“Jam shumë i kënaqur që infrastruktura dhe furnizimet me aparatura të nevojshme kanë shënuar progres dhe tani na duhet përkushtim dhe disiplinë e të gjithëve për të qenë edhe me efikase shërbimet mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka falënderuar përsonelin shëndetësor dhe qytetarët e Gadimes dhe fshatrave për rreth për punën dhe bashkëpunimin e mirë. Ai më pas ndau edhe një mirënjohje sekretarit të parë të ambasadës zvicerane, Laurent Torche.

Nga ana tjetër, z. Laurent Torche ka falënderuar Kryetarin e Komunës Imri Ahmeti ku premtoi më shumë përkrahje për Komunën e Lipjanit. Ai e konsideroi privilegj investimet në këtë qytet.

“E them këtë se kam përshtypjen që në Komunën e Lipjanit kemi pasur mundësinë që t’i arrijmë qëllimet që i kemi pasur dhe jo vetëm me projektin e AQH-së. E mbaj mend që në këtë komunë kemi qenë shumë aktiv edhe në sektorin e ujërave. Doja të theksoja se bashkëpunimi me juve ka qenë një kënaqësi dhe dua ta vazhdojmë këtë bashkëpunimin edhe më tutje”.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...