Përurohet Palestra Sportive në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Me ceremoni solemne të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti sot me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është përuruar Palestra Sportive në qytetin e Lipjanit.

Para një numri të madh të qytetarëve bartës të institucioneve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, klubeve sportive e mysafirë të tjerë, kryetari Imri Ahmeti tha se pikërisht në këtë festë të madhe të kombit, ka vendosur të bëj inaugurimin e objektit të Palestrës Sportive në Lipjan.

“Në Ditën e Flamurit, në ditën e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në ditën e daljes në publik të UÇK-së, lipjanasit po e marrin edhe një sallë në shërbime të qytetarëve, jemi të vetëdijshëm që përkundër një hapësire që ishte treg e që vështirësonte edhe jetën e banorëve në këto lagje, e trafikun, sot jemi të kënaqur së bashku me ju, të gjithë do të jemi vizitor të shpesht të kësaj salle kaq të bukur e cila sigurisht që do të ju shërbej klubeve tona të cilat po tregojnë sukses edhe në garat sportive, Lipjani sot ka 16 klube sportive e të cilat bëjnë pjesë në garat e ndryshme ku 4 ekipe prej tyre i kemi në super ligën e Kosovës, 4 janë në ligën e parë si dhe pjesa tjetër në ligën e dytë dhe liga të tjera sportive ”, tha kryetari Ahmeti.

E gëzofshim së bashku!

Urime Dita e Flamurit! 🇦🇱

Urime!

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...