Përurohet objekti i ri i Administratës Komunale në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Me një ceremoni solemne të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, sot në Lipjan me rastin e shënimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u përurua objekti i ri i Administratës Komunale, njofton Komuna.

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, bartës të institucioneve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, ish kryetarë të komunës e musafirë të tjerë, kryetari Imri Ahmeti tha se pikërisht në këtë festë të madhe të kombit kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të komunës.

“Sot është dyfish ditë e veçantë për ne sepse po inaugurojmë një objekt të veçantë që i plotëson standardet për shërbime cilësore për qytetarë nga një hapësirë e vjetruar sot po zë vend një objekt që e zbukuron qytetin tonë. Po e inaugurojmë objektin e ri në 110-vjetorin e flamurit kombëtar në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe në ditën e daljes së UÇK-së”, thuhet tutje.

Kryetari Ahmeti shtoi se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100% nga mjetet e buxhetore të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit.

“Mbane shënim, mbane në vëmendje qytetarët e Lipjanit e ndërtuan me taksa të veta 100/100 objektin e ri të komunës e ndërtuan vet për shërbime më efikase të shpejta e transparente ndaj tyre, Faleminderit gjithë qytetarëve lipjanas”.

Kryetari Imri Ahmeti më pas ka folur edhe për historikun e Lipjanit, duke theksuar se Komuna e Lipjanit hyjnë në mesin e komunave më të mëdha, ndërsa ky objekt plotëson kriteret e punës dhe do të ofrojë shërbime cilësore.

Objekti ka hapësirë prej 50000 m2 katror veçanta është se ka arhiven mbi 900m2.
E gëzofshim së bashku!
Urime!

SHIKO MË SHUMË

Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në dalje të qytetit të Lipjanit....

Lipjan: policia arreston dy persona, u gjenden armë të gjata e municion

Prokuroria e Prishtinë bashkë me policinë kanë kryer bastistje në tri lokacione në komunën...

Lindin trenjakë në një familje në Lipjan, kryetari shpërblen prindërit me 1500 euro

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ për babanë...