Personat që harrojnë shumë janë super-inteligjentë

PUBLIKUAR

A jeni në mesin e personave që harron shumë? Nëse po, atëherë me siguri se ndiheni paksa keq dhe e vlerësoni si trajtë të keqe.

Por, nëse veç pak ndiheni të turpshëm për harresën tuaj, atëherë kemi disa lajme të mira për ju, transmeton Telegrafi.

Një studim i publikuar nga ‘Neuron’ ka zbuluar se harresa është faktikisht formë e inteligjencës që tregon se truri është i përqendruar vetëm në gjërat e rëndësishme.

Paul Frankland dhe Blake Richards nga Universiteti i Torontos kishin kryer studimin dhe kishin zbuluar se njerëzit të cilët përpiqen të mbajnë mend gjithçka shpeshherë e kanë të vështirë marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Gazeta ‘CNN’ e citon Richard duke thënë:

“Është e rëndësishme që truri i harron detajet e parëndësishme dhe në vend të kësaj fokusohet në gjërat që ju ndihmojnë t’i merrni vendimet në botën reale.

Të gjithë e admirojmë një person që i din përgjigjet e kuizeve të ndryshme, por evolucioni e ka formësuar kujtesën tonë jo për të fituar lojëra kuisi, por për të marrë vendime inteligjente”.

Veç kësaj, me tërë këto informacione të cilat tani janë në dispozicion për ne me vetëm një klikim në internet, nuk ia vlen edhe aq t’i ruani në mendjen tuaj tërë ato informacione përveç nëse dëshironi t’i lini përshtypje dikujt.

Richard shton: “Në vend se t’i mbani mend informacionet e parëndësishme që telefonat tonë mund t’i ruajnë për ne, truri jonë është i lirë për t’i ruajtur vetëm memoriet që vërtet kanë rëndësi për ne”.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...