Personat e vetmuar janë dyfish më të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës

PUBLIKUAR

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se vetmia mund t’ua dyfishojë njerëzve rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Sipas një studimi të prezantuar në Dublin, ndjenjat e vetmisë janë parashikues të fortë të vdekjes së parakohshme, transmeton Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve danezë ka zbuluar se vetmia është e ndërlidhur me një rrezik të dyfishuar të vdekjes te gratë, dhe një rrezik pothuajse të dyfishuar te meshkujt.

Autorët e studimit kanë thënë se ditëve të sotme vetmia është më e zakonshme se asnjëherë më parë, ku vazhdimisht është në rritje numri i njerëzve që jetojnë vetëm.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se personat që ndihen të vetmuar janë deri në trefish më të prirë të raportojnë për simptoma të ankthit dhe depresionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...