Personat e lumtur bëjnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Lumturia vërtet se mund të jetë ilaçi më i mirë që ekziston.

Sipas studimeve të reja, personat e lumtur me veten dhe mirëqenien e tyre kanë tendenca të jetojnë më gjatë dhe të jenë më të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit londinezë thonë se gratë që janë në vitet e tyre të 50’ta dhe raportojnë se janë të kënaqura me jetët e tyre, kanë një pritshmëri të jetëgjatësisë prej përafërsisht 37 viteve, krahasuar me 31 vite të atyre grave që ndihen në depresion dhe të palumtura.

E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt që janë në vitet e tyre të 50’ta – ata që ndihen të lumtur kanë një pritshmëri të jetëgjatësisë prej 33 viteve, krahasuar me 27 vite të meshkujve që jetojnë në mizeri.

Dy gjinitë që janë të lumtur me jetët e tyre kanë tendenca që kur të plaken të jenë më të kënaqur dhe të vuajnë nga më pak sëmundje kronike.

Vlen të ceket se rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën “JAMA Network Open”/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...