Personat e lindur gjatë këtyre muajve janë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës

PUBLIKUAR

Mendoni se shenja e Horoskopit është e vetmja gjë që përcaktohet nga muaji në të cilin keni lindur? Epo, e keni gabim!

Shkencëtarët kanë zbuluar se periudha e vitit gjatë së cilës keni lindur mund të ketë ndikim shumë më të madh se ç’mund ta mendojmë – e madje mund të ndikojë edhe në mënyrën se si vdesim, transmeton Telegrafi.

Thënë më thjesht, shkencëtarët kanë pohuar se muaji në të cilin keni lindur ndërlidhet me rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Dhe, ky është lajm i keq për personat që kanë lindur gjatë pranverës dhe verës – pasi që ata janë më të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa personat e lindur gjatë vjeshtës.

Ekspertët thonë se kjo ka të bëjë me ndryshimet sezonale në dietë, me nivelet e ndotjes së ajrit dhe me disponueshmërinë e rrezeve të diellit para lindjes dhe në fillim të jetës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...