Persona të armatosur të sektit të krishterë i ndihmojnë liderit të tyre të arratiset nga burgu bashkë me 50 të tjerë

PUBLIKUAR

Persona të armatosur nga një sekt i krishterë e kanë sulmuar një burg në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, duke i ndihmuar që të arratiset liderit të vet bashkë me rreth 50 të burgosur tjerë, njofton një zëdhënësi i Qeverisë vendore.

Janë dëgjuar të shtëna dhe një makinë është djegur në momentin kur lideri Ne Muanda Nsemi u lirua nga burgu në Kinshasa, thonë dëshmitarët, transmeton Express.

Po ashtu sipas dëshmitarëve, dyshohet se policia i ka vrarë disa të burgosur gjatë arratisjes.

Nsemi është një profet i vetë shpallur si dhe lider i një grupi të jashtëligjshëm që kërkojë ringjalljen e mbretërisë së lashtë kongoleze.

Ai ishte arrestuar bashkë me bashkëshortet dhe të birin në muajin mars pas përleshjeve mes përkrahësve të tij dhe policisë.

Nsemi e udhëheq lëvizjen “Bundu dia” të Kongos, e cila është duke bërë fushatë për ta rikthyer monarkinë në pjesë të Republikës Demokratike të Kongos, Congo-Brazzaville, Angolë dhe Gabon.

Ai ishte deputet kur u arrestua na Kinshasa pasi policia e akuzoi për nxitje të urrejtjes.

“Ndjekësit e lëvizjes ‘Bundu Dia Kongo’ e sulmuan burgun ‘Makala’ dhe u ndihmuan të iknin gati 50 të burgosurve përfshirë liderit të tyre, Ne Muanda Nsemi,” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Lambert Mende, raporton AFP./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...