Përshëndetja e ftohtë e Messit me Laportan

PUBLIKUAR

Lionel Messi dje mbajti konferencën lamtumirëse për Barcelonën dhe me lot në sy u përshëndet me klubin ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Ai në konferencën për shtyp dha të gjitha sqarimet dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarve, shkruan Gazeta Express.

Para se të hynte në sallën ku do të mbante konferencën lamtumirëse, Messi u takua fillimisht me presidentin e Barcelonës, Joan Laportan dhe me anëtarin e bordit drejtues, Rafa Yusten.

Por, përshendetja mes Messit dhe Laportas nuk ishte nga ato që ishim mësuar t’i shihnim.

Ata vetëm shtrënguan duart me njëri tjetrin pa ndonjë përqafim, duke lënë vend për dyshime se një krisje ka ndodhur mes tyre.

Kujtojmë se kur presidenti Laporta i kishte fituar zgjedhjet, ai u përqafua ngrohtësisht me Messin, gjë që nuk e pamë dje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...