Përse teshtijmë?

PUBLIKUAR

Si edhe me rastin e kollitjes kur nxjerrim “tepricën” e dëmshme nga rrugët e frymëmarrjes, kur teshtijmë nxjerrin atë që na “sulmon” hundën: polenin, pluhurin, bakteret, viruset… Teshtitja është mënyra në të cilën trupi ynë mban të pastër sinuset dhe gavrën e hundës.

Nganjëherë sulmon sëmundja, nganjëherë ndodhë vetëm ndonjë dukuri irrituese “qesharake” (p.sh. kur nuk mund të ndërprisni teshtitjen, kështu që para gjithë personave që ndodhen në afërsi tuajën bëheni qesharak, ndërkaq ju thonë “shëndet”).

Ky “eksplozion i brendshëm”, si edhe kolla, fillon me marrjen e frymës dhe me “mbylljen” e tejzave të zërit. Mirëpo kur është fjala te teshtitja, gjuha dhe njerithi bllokojnë rrugën ajrit, kështu që në vend që vetëm nga goja, ajo “shpërthen” edhe nga hunda, transmeton Telegrafi.

Teshtitja është mënyra në të cilën trupi ynë mban të pastër sinuset dhe gavrën e hundës. Mirëpo, ekzistojnë edhe situata të tjera në të cilat teshtijmë, p.sh. kur shikojmë nga Dielli apo dritën e fuqishme – atëherë fjala është për teshtitje refleksive fotosensitive.

Në shumë raste teshtija është mënyra e trupit për të larguar gjëra nga hunda që shkaktojnë irritim. Në raste tjera teshtija lidhet me të ftohtit, duke larguar rreth 40,000 pikla mikroskopike infektuese. Poashtu, shumë teshtitje janë reaksione psikosomatike të mendimeve dhe emocioneve shqetësuese

Kërkimet e zhvilluara në Universitetin e Neurologjisë të Pensilvanisë në SHBA, kanë treguar se teshtimat u bëjnë shumë mirë të gjithë njerëzve dhe se pas çdo “apshu”, hunda punon më në rregull dhe është në gjendje të ndjejë edhe aromat më të lehta. Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë.

Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back. Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra.

Një teshtimë e vetme në ambiente publike mund të përhapë virusin në thuajse 150 persona në vetëm pak minuta. Nëse teshtini në ambient pune gjatë periudhës kur ajo vjen si pasojë e gripit dhe jo alergjisë, atëherë personat që gjenden rreth jush mund ta mbartin virusin.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...