Përse shalqiri është aleati më i mirë në shkrirjen e shtresave dhjamore?

PUBLIKUAR

Mësoni përse shalqiri është superushqimi i ri, i cili do t’ju ndihmojë që të mbani linjë trupore të përsosur.

Mos lejoni që për shkak të indeksit të lartë të glikemisë, shalqiri t’ju bëhet pemë e ndaluar. Hulumtimet e reja kanë treguar që kjo pemë ndihmon në mbajtjen e linjës trupore dhe të muskujve të tendosur, ndërkaq bashkë me këtë shijoni edhe shijen e ëmbël, transmeton Telegrafi.

Shalqiri është i pasur me amino-thartirë L citrulinë, e cila, sipas të dhënave të hulumtuesve të Universitetit të Sorbonës, ka efekt të madh në ndërtimin e trupit tuaj. Kjo substancë ka pothuajse aftësi magjike që të ngadalësojë plakjen dhe që më gjatë të keni muskuj të fortë.

Studimi i magazinës Jornal of Nutrition ka zbuluar që L Citrulina, në krahasim me amino-thartirat e tjera të pemëve, ndihmon që të shpenzoni më shumë shtresa dhjamore për 13 për qind dhe të shtoni masën e muskujve për plot 9 për qind.

Duke u plakur, numri i qelizave në organizmin tonë bie. Kjo shkakton zvogëlim të masës së muskujve dhe bazë të mirë për shtimin e masave dhjamore.

Dhe pikërisht për këtë shkak, lëngu i shalqirit konsiderohet aleat i shkëlqyeshëm, sepse shton prodhimin e proteinave rigjeneruese, të cilat ndërtojmë masën e muskujve dhe përtërijnë qelizat në organizëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...