Përse mostra e gjakut merret nga gishti i katërt

PUBLIKUAR

E keni bërë ndonjëherë këtë pyetje përse gjithmonë na “therin” mu këtë gisht?

Kur japim gjakun nga gishti për të bërë analiza, pothuajse gjithmonë na therin në gishtin e katërt.

Nëse ndonjëherë keni pyetur përse ndodh kështu, përgjigjja është kjo: Gishti i madh dhe gishti i vogël janë shumë më mirë të lidhur me nyjën e shuplakës sesa gishtat e tjerë.

Kjo do të thotë që, teorikisht, infeksioni i gishtit të madh dhe i gishtit të vogël mund të përhapet më shpejt “sipër” dhe do të përfshijë dorën.

Për këtë shkak gjaku përgjithësisht merret nga cilido gisht, pos nga gishti i madh dhe gishti i vogël, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në mollëzën e gishtit të katërt kryesisht ka diç më pak receptorë për dhembje, andaj “therja” është më pak e pakëndshme.

Pos kësaj, këtë gisht e përdorim më rrallë se gishtat e tjerë, andaj edhe lëkura në të është më e hollë.

Dhe pikërisht për këtë shkak edhe vraga e vogël në këtë gisht shërohet më shpejt sesa në gishtat e tjerë, shkruan Bright Side.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...