Përse kruajmë kokën kur mendojmë? Arsyeja është gjeniale!

PUBLIKUAR

A e vëreni veten shpesh se si kruheni derisa mendoni?

Skena e të kruarit të kokës të gjithëve u është shumë mirë e njohur – që nga fëmijëria dhe studiuesit e lidhim me të menduarit dhe studimin e veprimit të ardhshëm.

Shumë shpesh, edhe vetë bëjmë ashtu kur mendojmë për gjërat të cilat është e nevojshme t’i bëjmë apo t’i themi, transmeton Telegrafi.

Kryesisht fjala është për situatat në të cilat është e nevojshme të mendohet mirë para se të vendosim për ndonjë veprim, ndërkaq të kruarit e kokës është pikërisht reagim automatik i trupit tonë.

Truri situatat e tilla i interpreton si stresuese, ndërkaq çdo formë e prekjes së pavetëdijshme paraqet përpjekje që vetveten ta qetësojmë dhe ta ngushëllojmë, shpjegojnë psikologët.

Gjestet automatike, siç janë të kruarit e kokës apo masazhi i qafës paraqesin shprehje të jashtme të gjendjes së brendshme të njeriut.

Psikologët konsiderojnë që shumica e këtyre gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetvetes paraqesin dëshirën e njeriut që të ngushëllohet në momentet e pasigurisë apo të stresit – dhe në atë mënyrë vetveten pikërisht e trimërojmë në mënyrë që të arrijmë zgjidhjen më të mirë.

Të kruarit e kokës është një sërë lëvizjesh të pavetëdijshme me të cilat njeriu përpiqet që t’i ndihmojë vetes që të relaksohet dhe të ulë vëllimin e stresit, ndërkaq ai është i orientuar në drejtim të kokës, sepse pikërisht ajo është burim i atij stresi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...