Përse kërpudhat nuk bën t’ia japim fëmijëve: Dëmi ia kalon dobisë!

PUBLIKUAR

Dëmin momental për shkak të përdorimit nuk e kompenson dobia, as vlerat nutritive të cilat i kanë kërpudhat

Këshilla është që nga ushqimi plotësisht të eliminohen Dhelprushat (lat. Cantharellus cibarius) dhe ato kërpudha të cilat prodhohen në mënyrë të gabuar për shkak të shitjes sa më të madhe, transmeton Telegarfi.

Dëmi momental për shkak të përdorimit të tyre nuk e kompenson dobinë, as vlerat nuritive të cilat i kanë këto kërpudha.

Kërpudhat përmbajnë hitinë, të cilën trupi e tret me vështirësi, si edhe sasia e madhe e proteinave bimore. Mirëpo, këto proteina gjithashtu janë shumë të rënda për përpunim dhe kërkojnë që trupi të prodhojë enzima të caktuara.

Enzimat e tilla, për shembull, nuk i prodhon trupi i fëmijës.

Nga ana tjetër, kërpudhat përmbajnë vitamina D, B3, kripëra minerale, proteina dhe këto në pothuajse sasi të njëjta si edhe mishi, vitamina të grupit B, amino-thartira, substanca ekstraktive etj.

Kjo është shumë impresive, mirëpo larg nga ajo që kërpudhat nuk mund të zëvendësohen me perime dhe pemë të tjera.

Rezulton që peshën në stomak, ngarkesën e pankreasit dhe traktit gastrointestinal i marrin nga kërpudhat, ndërkaq dobitë potenciale për trupin mund të kompensohen me pemë dhe perime të freskëta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...