Përse i harrojmë shpejt ëndrrat

PUBLIKUAR

Ëndrrat kurrë nuk pushojnë të na fascinojnë dhe gjithmonë janë të mbështjella me mister… Psikologët akoma nuk kanë arritur të kuptojnë qëllimin e vërtetë të ëndrrave.

Për çdo rast, ato me siguri janë të lidhura ngushtë me mbajtjen në mend, qoftë që ndihmojnë që kujtimet nga dita e kaluar t’i bashkojë apo që të harrohen ngjarjet e parëndësishme dhe të padëshirueshme në mënyrë që truri ynë të mos ngarkohet tepër me të dhëna.

Nëse ëndrrat vështrohen në atë mënyrë, atëherë nuk do të ishte as e dëshirueshme t’i kujtojmë, transmeton Telegrafi.

Gjatë pjesëve të ëndrrave nivelet e neurotransmetuesve të serotoninës dhe të noradrenalinës janë shumë të ulëta, gjë që me siguri ka ndikim në përpjekjet që sërish t’i kujtojnë ëndrrat.

dreams

Megjithatë, mbase shkaku më i rëndësishëm është në atë që ndjenjat tona të grumbulluara kur jemi zgjuar kanë kuptim dhe janë të ndërthurura mes vete.

Kur provojmë të kujtohemi se çka kemi ngrënë në mëngjes për kafjall, këtë kujtesë mund ta lidhim me ndjenjën e ngritjes, pakënaqësisë me aparatin e kafesë, me ushqimin e kanakarit të shtëpisë dhe me një sërë cikërrimash të tjera.

Ëndrrat më së shpeshti janë plotësisht të palogjikshme, ndërkaq ngjarjet në to në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura. Prandaj, kur përpiqemi që t’i kujtojmë, nuk mundemi të ndjekim ndonjë fill, andaj imtësitë piktoreske me siguri humben në labirintin e pështjelluar të neuroneve.

Nganjëherë, njerëzit kanë nevojë të madhe që të kthehen në botën e ëndrrave dhe që edhe disa orë t’i rikujtojnë atë që kanë parë në ëndërr, po ju? /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...

Pse rezistenca ndaj insulinës po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe si ta njihni me kohë

Çfarë ndodh në organizëm, cilat janë simptomat dhe si lidhet rezistenca ndaj insulinës me...

Pse duart e tua mbeten gjithmonë të ftohta, edhe në ditët e ngrohta: Pesë shpjegime që s’duhet t’i injorosh

Mësoni pse ky shqetësim nuk lidhet gjithmonë me temperaturën e ajrit Shumë njerëz përjetojnë duar...