Përse femrat janë më të prekura nga dhimbja e kokës

PUBLIKUAR

Dhimbja e kokës është më e përhapur te femrat. Ndërkohë që vetëm një lloj i veçantë dhimbjeje dallohet te meshkujt, dhe kjo pasojë e efekteve hormonale, pasi shpesh gjatë shtatzënisë dhimbja e kokës zhduket.

Një nga tezat kryesore që shpjegojnë pse femrat vuajnë nga dhimbja e kokës apo migrena është edhe faza ovulatore apo para ciklit mestrual, pasi në këtë periudhë vërehet një rritje e estrogjenit dhe pakësim të progresteronit, transmeton Telegrafi.

Një tjetër arsye është edhe jeta e përditshme shumë e tensionuar i shtyn femrat të kontrollojnë emocionet e tyre dhe zakonisht preken më shumë femrat në karrierë.

Ndërkohë, sipas statistikave zakonisht dhimbja e kokës në 50 për qind të rasteve është e trashëguar, nëse të dy prindërit vuajnë nga dhimbja e kokës, 30 për qind në rast se vuan vetëm një nga prindërit dhe 20 për qind në rast kur asnjë nga prindërit nuk është prekur nga dhimbja e kokës.

woman-bench-sad-for-web

Në nivelin psikologjik dhimbja e kokës është e lidhur me personalitetin e predispozuar për të vuajtur nga dhimbja e kokës, në të cilën përfshihen persona me nivel të lartë inteligjence, shumë të ndjeshëm, me aftësi të mëdha vetëkontrolli, temperament energjik, perfeksionit, superkritikë, etj.

Zakonisht dhimbja e kokës prek të gjitha moshat, ndërsa nis të shfaqet rreth adoleshencë dhe në moshën 30-50 vjeçare. Ndërkohë që edhe fëmijët shpesh herë preken nga ky shqetësim, megjithëse për këtë grup-moshë është shumë e vështirë përdorimi i medikamenteve. Gjatë një kërkimi shkencor mes fëmijëve të shkollës fillore është vërejtur se më shumë se ¼ e tyre vuanin shpesh herë nga dhimbja e kokës.

Por sipas psikologëve në pjesën më të madhe të tyre dhimbja e kokës shkaktohet nga ndarja apo divorci i prindërve, që shumë herë shoqërohet me nervozizëm, pagjumësi, shpërqendrim, mbyllje në vetvete, tension emocional, paaftësi për të përballuar shoqërinë, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...