Përse fëmijët duhet të pinë qumësht shumë të yndyrshëm

PUBLIKUAR

Fëmijët të cilët pinë qumësht shumë të yndyrshëm të lopës më vonë kanë tendenca më të vogla të shtimit të peshës trupore, ka treguar hulumtimi i ri i shkencëtarëve kanadezë

Përgjithësisht, nga lindja deri në muajin e gjashtë rekomandohet të ushqehet nga gjiri i nënës, ndërkaq në muajin e gjashtë fillohet me aplikimin e ushqimit joqumështor, në pajtim me këshillat e pediatërve, transmeton Telegrafi.

Kur fëmijët i mbushin një vit mund t’u jepet qumësht shumë të yndyrshëm lope, ndërsa studimi i ri ka treguar që ai është zgjedhje shumë më e shëndetshme se qumështi i mazitur apo pjesërisht i mazitur, së paku kur është fjala për fëmijët.

Shkencëtarët e spitalit St.Michael’s të Torontos kanë analizuar konstatimet e 28 hulumtimeve të mëhershme nga shtatë shtete të ndryshme, në të cilat kanë marrë pjesë 21.000 fëmijë të moshës midis një dhe 18 vjeç.

Ka rezultuar që fëmijët të cilët edhe pas vitit të dytë kanë vazhduar të pinë qumësht shumë të yndyrshëm i janë ekspozuar për 24 për qind rrezikut më të ulët të shtimit të peshës trupore.

– Për shumicën e fëmijëve, qumështi dhe produktet e qumështit janë burimi më i fuqishëm i yndyrave në bazë ditore.

“Analiza jonë ka treguar që është probabiliteti dukshëm më i vogël që fëmijët në moshën diç më të madhe të kenë peshë të madhe, nëse edhe pas vitit të dytë u jepet qumësht shumë i yndyrshëm”, thotë pediatri dr. Jonathon Maguire, i cili ka udhëhequr këtë hulumtim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...