Përse është në rregull të ndiheni keq kur e bëni një gabim

PUBLIKUAR

“Vazhdoje jetën, harroje atë punë, çfarë ka ndodh nuk mund ta ndryshosh” – kjo është një nga këshillat më të zakonshme që i jepet dikujt i/e cili ka gabuar.

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë! Faktikisht, një studim i fundit ka treguar se duhet të ndiheni keq, në mënyrë që të mësoni, transmeton Telegrafi.

Studimi, i publikuar në ‘Journal of Behavioral Decision Making’, sugjeron se emocionet duhet të përfshihen në momentet kur gaboni apo dështoni, në mënyrë që të mësoni.

Pse? Ne kemi tendencë ta arsyetojmë atë çfarë ka ndodhur vetëm atëherë kur mund t’i shikojmë gjërat në mënyrë të arsyeshme. Parimisht, ne arsyetohemi në vend se të marrim hapa të nevojshëm për t’u adaptuar dhe për ta shmangur të njëjtin gabim në të ardhmen.

Kur “vazhdoni tutje” aq lehtë kur gaboni, ju keni tendenca të krijoni një bindje se është faji i universit dhe asnjëherë i juaji. Por, më e keqja është se me një qëndrim të tillë ju supozoni se keni mësuar diçka – e kjo shpije që ju ta përsëritni të njëjtin gabim vazhdimisht.

Prandaj, ekspertët tregojnë se është mirë të emocionoheni kur gaboni, dhe ajo ndjenjë e tmerrshme e fajit që e ndjeni në stomak do t’ju motivojë të mësoni dhe të përpiqeni më shumë herën tjetër.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...