Përse është e vështirë të ruhet pesha pas humbjes së kilogramëve?

PUBLIKUAR

Në një hulumtim, të bërë në Norvegji, është vështruar apetiti i pjesëmarrësve të programit dyvjeçar të dobësimit, për ta gjetur shkakun.

Pas dy vjetësh, pjesëmarrësit kanë humbur peshën trupore, mirëpo të gjithë kanë qenë më të uritur se në fillim të programit.

Shkaku qëndron në balancimin midis hormonit të urisë dhe ngopjes te njerëzit të cilët dobësohen, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve të shëndoshë, theksojnë shkencëtarët, mund të dobësohen, madje edhe nëse vetë mbajnë dietë.

Mirëpo, hulumtimi tregon që vetëm 20 për qind e tyre arrin të mbajë peshë të vogël.

Nga pikëpamja biologjike, në lojë janë dy faktorë: evolucioni njerëzor dhe aftësia e organizmit që të sigurojë mbijetesën e vet.

Njëra pikëpamje është hormonale, ndërkaq tjetra paraqet aftësinë e organizmit të ruajë energjinë.

Hormoni i urisë rritet kur jemi në dietë. Kur humbim kilogramët, tajisim më shumë hormonin e quajtur grelinë, prandaj jemi të uritur.

Të gjithë e kemi atë hormon. Kur kemi tepricë kilogramësh, dhe dobësohemi, niveli i tij ngrihet. Mirëpo, nivelet e grelinës nuk përshtaten gjatë kalimit të kohës.

Te pjesëmarrësit e këtij studimi dyvjeçar, vlera ka mbetur e lartë gjatë periudhës prej dy vjetësh.

Mjekja Prof. Katia Martins, nga Instituti norvegjez pës shkencë dhe teknologji, e cila ka udhëhequr hulumtimin, thotë që është e sigurt që njerëzit me tepricë kilogramësh, pas dobësimit, gjatë pjesës së mbetur të jetës patjetër do të përballen me ndjenjën e shtuar të urisë.

Personi i cili është i shëndoshë ka nevojë për më shumë energji për frymëmarrje, gjumë, tretje të ushqimit dhe për shëtitje.

Kur trupi humbë peshë, nevojitet më pak energji për këto aktivitete. Njerëzve të cilët janë dobësuar u nevojitet më pak energji për “trupin e tyre të ri”.

Për këtë shkak janë më shumë të uritur, sepse trupi përpiqet të kthejë peshën e humbur.

Shëndoshjen do të duhej trajtuar si sëmundje kronike. Është me rëndësi të dihet se cilat elemente psikologjike pengojnë humbjen e kilogramëve. Natyrisht, ekzistojnë dallime varësisht prej personave.

Njerëzit mund të humbin motivimin dhe të kenë probleme kur është fjala respektimin e këshillave mbi ushqimin dhe ushtrimet.

Për të gjitha këto që i përmendëm më sipër është e vështirë të mbahet pesha e re, më e vogël.

Sipas studimit, ndjenja e ngopjes pas ngrënies rritet, ndërsa ndjenja e urisë rritet edhe më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...