Përse duhet të kontrolloheni për sëmundje seksuale transmetuese edhe nëse jeni në lidhje?

PUBLIKUAR

Ndër faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien e shëndetit seksual është testimi i rregullt për sëmundje seksuale transmetuese

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të testoheni të paktën një herë në vit, por tregojnë që ekziston një keqkuptim se individët që janë në lidhje serioze nuk duhet ta bëjnë këtë.

Sidoqoftë, sipas shumicës së ekspertëve, të qenit në një lidhje – pavarësisht kohëzgjatjes – nuk është arsye e fortë për të hequr dorë nga kontrollimet mjekësore, transmeton Telegrafi.

Sëmundjet pa simptoma

Pavarësisht seriozitetit që kanë këto sëmundje në shëndetin tonë të përgjithshëm, shumica e sëmundjeve seksuale transmetuese mund të mos kenë simptoma, që do të thotë se mund të mos vërehen për vite të tëra.

Sipas Health NY, 10 deri 15 për qind e meshkujve dhe 80 për qind e grave asnjëherë nuk shfaqin simptoma të gonorresë, pavarësisht infeksioneve prezente. Veç kësaj, edhe 50 për qind e meshkujve dhe 70 për qind e grave të infektuar me klamidi nuk përjetojnë simptoma të dukshme.

Sëmundjet seksuale transmetuese mund të jenë krejtësisht të ‘heshtura’ dhe mund të shkaktojnë probleme të riprodhimit. HPV nuk shfaqet përmes simptomave të dukshme te shumica e njerëzve.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...