Përse disa njerëz KURRË nuk dëgjojnë muzikë, madje ÇMENDEN kur ju lëshoni me zë të lartë këngën tuaj të adhuruar?

PUBLIKUAR

Problem i shpeshtë në shoqëri, aq më parë në ahengje, është dilema a të lëshoni muzikë vendore apo të huaj, popullore apo Rock ‘n’ Roll, këngë me ritme të shpejta…Mirëpo, ka njerëz të cilët nuk mund të përballojë asgjë nga e gjithë kjo.

Shumica nesh nuk mund ta imagjinojë jetën pa muzikë. E dëgjojmë nga mëngjesi deri në mbrëmje. I marrim me vete kufjet gjithkah shkojmë, këndojmë me zë të ulët derisa jemi duke bërë dush, mezi presim të shkojmë për të vallëzuar në klube apo në dasma…

Mirëpo, me siguri edhe ju e njihni dikë i cili thjesht nuk e duron muzikën, transmeton Telegrafi.

Njerëzit e tillë gjithmonë ulin tonin, shmangin vendet në të cilat lëshohet muzika, por sillen edhe më keq si prindër të tinejxherit i cili nuk mund ta imagjinojë jetën e vet pa hitet e kohës.

Hulumtimi i botuar në revistën PNAS ka zbuluar përse disa njerëz nuk dëshirojnë të dëgjojmë muzikë. Siç keni mundur edhe të supozoni, shkaktari për këtë është në trurin e tyre.

Shkencëtarët, duke studiuar trurin e këtyre njerëzve me rezonancë magnetike, kanë zbuluar që njerëzit e tillë nuk kanë qarkullim të mirë gjaku në pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për kënaqësi, përkatësisht për shpërblime.

Muzika te shumica shkakton ndjenjën e këndshme, por te urrejtësit e muzikës thjesht nuk ekziston ajo kënaqësi, sepse nuk ua lejon truri tyre.

Prandaj, nëse njihni ndonjë person i cili nuk kënaqet kur dëgjon muzikë, madje edhe qartazi e pengon nevoja juaj që vazhdimisht dëgjoni diçka, mos ia zini për të madhe.

Thjesht, ai nuk është i aftë të ndajë me ju kënaqësinë e të dëgjuarit të melodive, sepse atij i mungon një qendër e plotë në tru për kënaqësi

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...