Përplasja Hoti – Vuçiq në Bruksel: 20 herë tha Kosova shtet, 20 herë iu kundërpërgjigja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, pas takimit me Avdullah Hotin në Bruksel, në televizione të ndryshme të Serbisë, ka dhënë detaje të shumta rreth gjërave që janë diskutuar brenda në tavolinën e negociatave, raporton Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se bisedimet me Hotin kanë qenë të vështira, derisa ka thënë se i është dashur t’i kundërpërgjigjet për 20 herë me radhë Hotit sa herë ky i fundit ka përdorur frazën “dy shtetet”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se 20 herë i është kundërpërgjigjur Hotit duke i thënë “një shtet dhe një provincë autonome”.

Vuçiq ka thënë se populli serb duhet të qëndrojë i qetë pasi në Bruksel është luftuar për interesin e Serbisë dhe se Beogradi zyrtar nuk nënshtrohet.

Tutje Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociata, përndryshe do të izolohet nga bota.

“Ju mendoni se është kënaqësi për ne të jemi këtu. Unë e kam refleksin e Pavlovit sa herë që vij këtu. Jam i lodhur duke dëgjuar Hotin se si kosovarët janë viktima dhe ne jemi zuzarët. Por duhet të jesh i fortë dhe shumë i fortë”, ka thënë Vuçiq. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...