Përplaset makina me 5 shqiptarë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur në Itali këtë të dielë në zonën mes Tuscania-s dhe Montalto-s.

Mediat italiane raportojnë se makina tip “Golf” është përplasur me një pemë. Brenda ndodheshin pesë persona, të gjithë shqiptarë.

Sipas autoriteteve, viktima ka ndërruar jetë pak çaste pas përplasjes, ndërsa katër shqiptarët e tjerë janë të gjithë të plagosur rëndë.

Në ndihmë të tyre janë dërguar dy helikopterë dhe dy ambulanca, ndërsa karabinierët janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet që çuan në përplasjen e makinës./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...