Përparësitë për shkak të të cilave aloe vera do të duhej të jetë edhe suplement juaji

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Supozojmë që keni dëgjuar për lëngun e aloe verës?

Kjo pije është suplement premtues për të gjithë ata të cilët stërvitin, ndërsa tani do të mësoni përse është kështu, transmeton Telegrafi.

Kur të dëgjoni që diku të përmendet aloe vera, asociacion i parë me siguri ju janë linjat kozmetike të cilat bazohen në këtë bimë – jo vetëm për shkak që është fjala për substancën natyrore, por edhe për shkak të cilësisë së saj të jashtëzakonshme hidratuese dhe shëruese.

Mirëpo, kjo bimë është dhuratë e natyrës të cilën do të ishte gabim ta përdornim vetëm për qëllime kozmetike.

Për të gjithë ata të cilët e duan sportin dhe përdorin suplemente, ky është propozimi për kalim në preparate më natyrale dhe më vitaminoze, veprimi i të cilave është afatgjatë.

Rekomandohet që lëngu i aloe verës të merret 20 ml para gjumi dhe në mëngjes. Nuk është e nevojshme të konsumohet e izoluar, por mund ta përzieni me pemë të shtrydhura apo me shejkë.

Përparësitë të cilat i ka për sportistët janë këto:

– thartirat yndyrore të cilat i përmban aloe vera zvogëlojnë përqendrimin e sheqerit në gjak dhe lehtësojnë tretjen;

– është e pasur me amino-thartira të cilat ndihmojnë që proteinat të cilat i merrni me ushqim të qëndrojnë në organizëm;

– përmbajtje të lartë të vitaminave A, B dhe C, si edhe minerale siç janë hekuri dhe magnezi;

– balancon florën e zorrëve, ka veprim qetësues në traktin digjestiv;

– është burim i materieve ushqyese të cilat rregullojnë shtypjen e gjakut dhe kolesterinën;

– në aloe verë gjendet edhe glukomanani – fibrahidrosolubile, të cilat ndihmojnë rregullimin e sheqerit në gjak, ndërsa vetvetiu edhe në lukth bymehet, prandaj edhe do të keni ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe për këtë arsye do të pengojë ngrënien e tepërt, ndërsa vetvetiu është përbërës efikas për dieta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...