Përmes imazheve nga xhirimet e klipit, Ronela Hajati paralajmëron këngën e re

PUBLIKUAR

Nëpërmjet një fotosesionin, këngëtarja e njohur njoftoi fansat se një këngë e re nga ajo është rrugës.

Autorja e “Sekret” solli disa imazhe të reja në llogarinë e saj të Instagramit ku shihej e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të gjelbër dhe bardhë.

Ronela shihej e zbathur pranë bregdetit ku edhe bëri xhirimet e videoklipit më të ri muzikor.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Në mbishkrimin e fotografive, artistja zbuloi se kënga mban titullin “Shikimet” dhe pritet të publikohet javën e ardhshme.

“Shikimet”, javën e ardhshme. Mezi po pres. Videoklipi i ri po vjen, gati për verë”, ka shkruar Ronela.

Këngëtarja që ka qenë mjaft aktive këto kohë, sapo ka lansuar këngën “Si yll”, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...