Po vazhdon dita e tretë e rrjedhjes së gazit në fshatin Torinë të Komunës së Lipjanit
Shtypja e madhe ujin në pusin e familjes Ilazi e hedh shumë lart.
Ky shpërthim doli befasishëm në Torinë të Lipjanit, derisa pronari i tokës kishte hapur pus të thellë në kërkim të ujit të pijes.
Nga kureshtja, këtë burim kanë ardhur ta shohin nga afër edhe banorët e tjerë, e vetë Emin Ilazi (pronari i tokës), tashmë e pranon se gjithë kjo sasi e ujit i tejkalon kërkesat e familjes së tij.