Përleshja fizike në Suhadoll, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar në Suhadoll të Graqanicës pasi që të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në një përleshje fizike të ndodhur me 2 dhjetor të këtij viti, transmeton IndeksOnline.

Policia në raportin shtesë përkitazi me këtë rast ka njoftuar se me 12.12.2021 njësiti i  hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Mbrëmjen kur kishte ndodhur përleshja fizike, ishte arrestuar një person tjetër i cili dyshohet se ka përdorë armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ishte konfiskuar pistoleta e përdorur në rast dhe një predhë.

Viktimat kishin pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...