Përkujtohen dëshmorët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, sot janë mbajtur aktivitete për nderë të 14 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.

Aktivitetet kanë nisur me delegacionin nga Komuna e Lipjanit të udhëhequr nga nënkryetari Komunës Diamant Bytyqi, të cilët kanë bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” në qytetin e Lipjanit për të përkujtuar sakrificën për liri.

Më pas në Bibliotekën e qytetit në Lipjan, është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.
Nënkryertari i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi, tha se sot po e shënojmë një ditë të veçantë, ditën e dëshmorëve të kombit të Komunës së Lipjanit të cilët do të nderohen përjetësisht.

“Sa më shumë që po kalojnë vitet aq me shumë po forcohet vlera sublime e të gjithë atyre që ndërbreza u angazhuan deri në vetëflijim për ndërtimin e shtetit tonë ka thënë nënkryetari Bytyqi, duke shtuar se sot e 23 vite me parë Vendi yne e gëzoi lirinë- Atribut që shënon kurorëzimin e përpjekjeve e sakrificave shekullore të shqipëtarëve në këto troje duke kulmuar me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nënkryetari, Diamant Bytyqi po ashtu para të pranishmëve ka theksuar se ne lartësojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët tanë kur fëmijët tanë, brezat e sotshëm të ndihen mirë në shtetin e tyre, ne i qmojmë e i lartsojmë gjithë dëshmorët e martiret tanë kur Kosovën tonë, komunën tonë e bëjmë vend të sigurt ku mund të punohet e të jetohet me dinjetet si në shtetet e integruara evropiane ashtu siç e deshtën dëshmorët e martirët tanë.

Në këtë akademi përkujtimore, nënkryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bilalli, ndau mirënjohje për Krytarin e Komunës, Imri Ahmeti, për kontributin e dhënë për familjet e Dëshmorëve të UÇK-së,

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...