Përgjigjja e Ronaldos që të shkojë dhe të luajë në Francë me Messin

PUBLIKUAR

Lionel Messi edhe zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2023 dhe do ta veshë fanellën me numër 30.

Për një transferim të mundshëm në Francë është lidhur vazhdimisht edhe njeriu që ka qenë për shumë vite rivali më i madh i Messit, Cristiano Ronaldo.

Ai lidhej me një transferim në PSG, por Parisi tashmë ka Messin.

Sido që të jetë, atij nuk i kanë munguar ftesat që të luajë në Ligue 1.

Bashkëkombasi, Jose Fonte, ka deklaruar se për futbollin francez, ardhja e Messit është diçka e jashtëzakonshme, derisa ka zbuluar se e ka ftuar edhe Ronaldon.

Ai ka treguar se si e ka pyetur Ronaldon që të shkojë dhe të luajë me të në Lille, te kampioni i Francës, madje disa herë – por Fonte thotë se përgjigjja e CR7 gjithmonë ka qenë; “Ha Ha Ha”.

Duket e parealizueshme një transferim në PSG, por do të ishte ajo çfarë kanë ëndërruar shumë në vitet e fundit, që t’i shohim duke luajtur së bashku Messin dhe Ronaldon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...