Përgënjeshtrohet versioni maqedonas

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, se persona të armatosur nga Kosova kanë hyrë në këtë shtet, dhe kanë sulmuar stacionin policor kufitar Goshincë, në Maqedoni.

Në Policinë e Kosovës thonë se nuk ka pasur asnjë lëvizje në kufij.

Ndërsa, sipas versionit të policisë maqedonase, prej rreth 40 personash, me uniformë të UÇK-së dhe armatim të rëndë, kanë hyrë nga Kosova dhe kanë marrë nën kontroll pikën kufitare, duke mbajtur peng edhe 4 policët maqedonas, duke e quajtur “sulm terrorist”.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për “Zëri” se nuk ka asnjë dyshim se një gjë e tillë ka ndodhur. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...