Përfundon protesta, kërkohet të ndalen produktet ilegale

PUBLIKUAR

p-euml-rfundon-protesta-k-euml-rkohet-t-euml-ndalen-produktet-ilegale_2_hd

(E plotësuar) Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit kanë mbajtur sot protestën e tyre të tretë, pranë Qeverisë së Kosovës të cilët përsëri derdhën disa litra qumësht në oborrin e qeverisë.

Kryetari i përpunuesve të qumështit, Ramadan Memaj bëri të ditur dhe një herë se kërkesat e tyre janë heqja produktet që nuk kanë përmbajtje shtazore por kanë përmbajtje bimore, e shiten si produkte me përmbajtje shtazore, të mbrohet industria e qumështit nga konkurrenca jolojale dhe të hiqen nga tregu produktet e dyshimta.

Ndërsa, Agim Ramadani, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i rregullojë problematikat me të cilat prodhuesit po përballen, mos futjen e produkteve ilegale në shtetin e Kosovës.

Ai tha se ata janë duke prodhuar sasi dhe cilësi shumë të mirë. Në këtë protestë pjesëmarrës ishin rreth 200 prodhues dhe përpunues të qumështit./Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

Shkoi për tu kontrolluar, mjekët vërejnë shenja dhune tek një grua në Malishevë, nisin hetimet për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje po hetohet në Malishevë. I gjithë rasti u...

Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin: Fyerje e rëndë ndaj viktimave të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit,...

Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Rexhep...