Përfundon autopsia e 35 vjeçares – i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks

PUBLIKUAR

Rreth orës 13:40 ka përfunduar autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.

Sipas burimeve të Telegrafit, gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks.

“Tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”, bëjnë të ditur burimet për Telegrafin.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 35 vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.

Ndryshe, një grua shtatzënë, H.M, dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili nga Shtimja, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.

Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për procesin e divorcit të 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...