Përfundojnë takimet buxhetore lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022

PUBLIKUAR

Në Komunë e Lipjanit kanë përfunduar takimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022.

Takim është mbajtur sot në fshatin Shalë, ku ishin të përfshira edhe banorët e Krojmirit, Kleqkës, Shalës, Divlakë, Baicë dhe Reinovc, njofton Komuna e Lipjanit.

Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022 duke bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.

Qytetarët përpos që kanë parashtruar kërkesat e tyre të cilat ishin të fokusuara kryesisht në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, trotuar, ndriçim, kanë falënderuar dhe kanë shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Komunës Imri Ahmeti, për investimet dhe punët e mëdha që po bëhen në vendbanimet e ndryshme të Komunës me qëllimin e vetëm që qytetarëve lipjanas t’iu sigurohet një jetë dhe mirëqenie më e mirë, thuhet në njoftim nga Komuna e Lipjanit.

Një takim të tillë sot është mbajtur edhe në fshatin Magure, ku ishin të përfshira edhe fshatrat Qylagë, Poturovc, Blinajë, Medvec, Leletiq, Vrellë e Goleshit, Mirenë, Torinë, Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllanicë dhe Lluga.

Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal.

Komuna e Lipjanit, këto takime konsultative i ka organizuar me qëllim që këto takime të jetë në funksion të dhënies së ideve dhe propozimeve konkrete për hartimin sa më gjithëpërfshirës në Projekt Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...