Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për paqe në Siri

PUBLIKUAR

Raundi i shtatë i bisedimeve për paqe në Siri, i cili organizohet nga OKB, ka përfunduar në Gjenevë pa ndonjë shenjë të arritjes së marrëveshjes.

“Ne kemi përparuar në disa aspekte, ashtu siç kemi shpresuar”, ka thënë i dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura.

Ai i ka dhënë këto deklarata pas një prezantimi të shkurtër para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bisedimet e zhvilluara.

Mistura ka pasur takime të ndara gjatë javës me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupeve opozitare, pasi dy palët nuk kanë pranuar që të bisedojnë me njëra-tjetrën.

I dërguari special i OKB-së, e ka konsideruar si sukses ngushtimin e dallimeve ne mes të tri grupeve opozitare, dhe sipas tij ato tani kanë një pozicion më të bashkuar.

Mosmarrëveshjet në mes të grupeve opozitare janë arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e presidentit sirian Bashar al-Assad, nuk pranojnë të negociojnë me këto grupe.

Mistura ka thënë se dëshiron të bashkojë grupet opozitare përpara se të nisin bisedimet e përbashkëta edhe me qeverinë, duke shtuar se shpreson që ky hap do të arrihet deri në raundin e ri të bisedimeve që pritet të nisin në shtator.

Ai ka paralajmëruar se përpjekjet jashtë negociatave për të luftuar grupet terroriste në Siri, janë të prira drejt dështimit. /rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...