Përfundojnë dëgjimet buxhetore për Planifikimin e Buxhetit 2023-2025

PUBLIKUAR

Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore për planifimin e buxhetit 2023-2025 të cilat janë mbajtur në venbanimet e ndryshme të Komunës së Lipjanit.

Takimet e fundit me qytetarë janë mbajtur me banorët e lokaliteteve Magure, Qylagë Blinajë, Medvec, Leletiq, Vrella e Goleshit, Mirene, pastaj me banorët e lokaliteve Shalë, Krojmir, Kleqkë, Divjakë,Baicë dhe Resinovc, njofton Komuna.

Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka bashkëbiseduar me banorët lidhur me përfshirjen e kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor dhe njëkohësisht ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit e këtyre takimeve duke thënë se kontributi i tyre është i veçantë dhe shumë domethënës për planifikimin e buxhetit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...