Përfundoi prezantimi i filmave në 9/11

PUBLIKUAR

656X37351044911
Nata e fundit e shfaqjes së filmave në festivalin e filmit 9/11 ka përfunduar mbrëmë duke shfaqur kështu përsëri tre filma premierë.
Këta filma tashmë i janë futur garës për çmimet e këtij edicioni të festivalit të filmit të metrazhit të shkurtë.
Filmi i parë që u shfaq mbrëmë ishte “Vibrime në mesnatë”, me regji dhe skenar të Anton Ndrecajt, film ky që ngjalli atmosferën në publik me situata qesharake nga protagonistët e këtij filmi,që si pasojë e një telefonate katër çifte u gjendën në situata të palakmueshme, ku e gjithë kjo kalon në një lloj tragjedie me arrestimin e tyre.
Pas filmit “Vibrime në mesnatë”, filmi “Udhëtimi”, me skenar dhe regji të Gazmend Nelës kishte tjetër ndjeshmëri. “Udhëtimi”, për bosht kishte një motoçiklist i cili pas një aksidenti të rëndë mbetet i palëvizshëm. Pasi që mbetet i paralizuar ai përjeton udhëtim astral , por dilema e tij mbetet të kthehet tek trupi i tij fizik apo të vazhdoj me pjesën astrale.
Ndërkaq, filmi që edhe përmbylli pjesën e garës në këtë edicion ishte filmi “Piano”, film i cili tregon më së miri se si për një çast mund të ndryshoj e gjithë jeta. Nën tingujt e pianos kryefamiljari pëson krizë nervore dhe nga kjo del se ai ka tumor në kokë dhe atë shumë të përhapur, që lë të kuptoj se ka vetëm një muaj jetë.
Pavarësisht nga ky lajm tragjik ai medoemos shkon ta dëgjoj vajzën e tij të vogël duke interpretuar në piano ku në koncert përfundon edhe jeta e tij. Ky film ishte me regji dhe skenar të Xhelal Halitit bëri që publiku ti jep duartrokitjet e merituara.
Ceremonia përmbyllëse e këtij edicioni do të jetë në mbrëmjen e sotme ku edhe do të ndahen çmimet për më të mirët.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...