Përfitimet shëndetësore që i sjell dieta ketogjenike

PUBLIKUAR

Ju mund t’i keni dëgjuar edhe më parë termet “ketozë” ose “dieta ketogjenike” në artikuj të ndryshëm të shëndetësisë, ose që kanë të bëjnë me humbjen e peshës apo performancën sportive.

Dieta ketogjenike është duke u rritur me ritëm shumë të shpejt në famë – e veçanërisht në fushat e lartcekura, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk e keni dëgjuar ende ndonjërën prej termeve të lartcekura, apo konfuz se çfarë është ketoza, atëherë lexojeni këtë përshkrim të thënë në një emision televiziv:

“Ketoza mund të definohet si gjendje metabolike që ndodh kur konsumoni sasi shumë të ulëta të karbohidrateve, sasi të moderuar të proteinave dhe sasi të mëdha të yndyrës që e shkaktojnë trupin ta zëvendësojë përdorimin e glukozës si burim primar i energjisë me ketone. Ketonet vetvetiu prodhohen kur trupi djegë yndyrë, dhe kryesisht përdorën si alternativë e burimit të energjisë kur trupi nuk ka glukozë”.

Me fjalë të tjera, me dietën ketogjenike, në vend se të digjni sheqer, ju digjni yndyrë apo dhjam.

Por, përse duhet ta keni në konsideratë një dietë të tillë?

Më poshtë i keni të listuara disa përfitime që i sjell dieta ketogjenike, e që janë dëshmuar edhe nga shkenca:

– Dieta ketogjenike ju ndihmon të humbni peshë

– Funksionon kundër plakjes

– E ulë sheqerin në gjak

– I rregullon problemet kardiovaskulare dhe sindromën metabolike

– Dieta ketogjenike ju ndihmon t’i qartësoni mendimet, ta forconi memorien, të mësoni më shpejt, etj.

– Ju rritet performanca e qëndrueshmërisë

– Keni më pak dhimbje dhe inflamacion më të ulët

– Keni nivele më stabile të energjisë

– E trajton migrenën

– Ndihmon te personat që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit

– Është shumë e mirë për trajtimin e epilepsisë

– Mund ta parandalojë dhe të ndihmojë në trajtimin e Alzheimerit

– E parandalon dhe mund ta shërojë kancerin

– Ndihmon në shëndetin e përgjithshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...