Përfaqësuesja e Kosovës në futboll bën me shtëpi një familje në fshatin Janjevë |PAMJE

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka ndihmuar një familje në fshatin Janjevë të Lipjanit, duke bërë kështu ata me shtëpi, transmeton Gazeta Metro.


Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, humanisti Halil Kastrati.

Përfaqësuesja po ashtu shtroi iftar për 310 persona në kuzhinën e Jetimave të Ballkanit.

“Kombetarja e Kosoves Zoti ju shperblefte. Sot kombetarja e Kosoves ne futboll e gezoj nje familje nevojtare me shtepi te re.Behet fjale per familjen 4 anetareshe te Lulzim Gashi nga fshati Janjev e Lipjanit. Gjithashtu kombetarja jone sot shtroj edhe Iftar per 310 persona ne kuzhinen e Jetimave te Ballkanit. Te gjjthe se bashku ne ndihmen dhe gezimin e nevojtareve. Suksese dhe te mira ju ardheshin gjithmone te gjitheve”, shkroi Kastrati krahas fotografive të publikuara./gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...