Përdorimi i tabletave që përmbajnë zink, është ndihmës i mirë ndaj ftohjes

PUBLIKUAR

Në mënyrë që të shmanget ftohja dhe të jeni mirë gjatë festave të fundvitit, shpëtimi është tek tabletat me zink.

Dobia e substancës e testuar nga hulumtuesit – pas disa vitesh eksperimente, ka treguar se është e aftë në ndalimin e shumëzimit të viruseve, që shkaktohen nga ftohja.

Poashtu është gjetur se, ky medikament ndikon në ndalimin e rrjedhës së hundëve dhe gërhitjes – megjithëse, ky medikament ka efekte anësore si të përziera dhe shije të padëshirueshme.

Zbulimi është bërë, pas shikimit të një morie të dhënave, tek personat që kanë marrë zink në trajtimin e ftohjes – ata kanë pasur një apo dy ditë më pak me ftohje, në krahasim me të tjerët që kanë marrë medikamente zëvendësuese.

Por hulumtuesit kërkojnë që të mos teprohet me zink, duke u marrë vetëm 25 miligram – ky medikament shkakton anemi dhe lodhje të eshtrave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...