Përdhunuesi me 37 dënime të përjetshme dhe dhjetë vite ekstra burg!

PUBLIKUAR

Një gjykatë në Afrikë të Jugut, i ka dhënë një burri 37 dënime të përjetshme në burg, sepse i kishte dhunuar vajzat e shtatë miqve të tij.

Burri 51-vjeçar ishte arrestuar para dy vitesh, kur ishte zënë duke e dhunuar një vajzë të re, transmeton Telegrafi.

Ai shfrytëzonte miqësinë me prindërit e viktimave, që të zbulonte kohën kur ato janë vetëm në shtëpi.

Pasi i drogonte, i dhunonte seksualisht dhe e xhironte tërë procesin.

Meqenëse akuzohet edhe për pornografi fëmijësh, gjykata e ka dënuar edhe me dhjetë vite tjera prapa grilash. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...