Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.
Për t’u vaksinuar, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, ndërsa për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes me numrin personal, për regjistrimin e të dhënave në sistem.
Vaksinimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do të bëhet nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa në qendrat e mjekësisë familjare nga ora 07:00 deri në 13:30.
Njësia e vaksinimit në QKMF Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë shërbim./IndeksOnline/


